Problemi
Akoma te Fatlindi shet vetëm me shumicë, nga dyqani me showroom në Tregun e Ri të Prishtinës. Faqja e vjetër e vitit 2022 tregonte disa foto markash dhe asgjë nga gama e vërtetë: mbi 5000 artikuj që ndryshojnë me sezonin. Një katalog i mbajtur me dorë do të vjetrohej brenda javës, dhe çmimet me shumicë nuk mund të dilnin publikisht.
Çfarë ndërtuam
Ndërtuam një faqe statike në dy gjuhë që e lexon katalogun direkt nga Katallogu, sistemi që Akoma e përdor çdo ditë për agjentët. Produktet, kategoritë dhe fotot sinkronizohen me një komandë; çmimet dhe sasitë hidhen në hyrje dhe nuk ruhen kurrë. Emrat pastrohen nga kodet e brendshme, kodi i artikullit shfaqet veçmas, dhe çdo kartë hap WhatsApp-in me kodin e shkruar gati. Çdo URL e faqes së vjetër ridrejtohet te faqja e re, me të dhëna të strukturuara dhe hreflang për Google.