Të gjitha shërbimet

[ COMMERCE ] — shërbim

Zhvillim ecommerce

Ndërtojmë dyqane online të plota: nga vitrina që prezanton produktet siç duhet, te pagesa të sigurta, menaxhimi i stokut dhe porosive. Të personalizuara për markën tuaj dhe të gatshme të rriten bashkë me shitjet tuaja.

Çfarë merrni

E dorëzuar, jo e premtuar.

  • Vitrinë e personalizuar sipas identitetit të markës
  • Pagesa online të sigurta dhe në këste
  • Panel administrimi për produkte, stok dhe porosi
  • Optimizim për shpejtësi, mobil dhe konvertim

Pse na thërrasin bizneset

Problemet që ky shërbim i heq.

Shitjet ndodhin nëpër DM

Porositë vijnë nga Instagrami, WhatsApp-i dhe telefoni, dhe dikush duhet t'i mbajë shënim me dorë. Çdo porosi e humbur është para e humbur.

Stoku jeton në dy vende

Ajo që shitet në dyqan nuk zbritet online, dhe ajo që shitet online befason dyqanin. Klientët porosisin produkte që nuk ekzistojnë më.

Shabllonet të ngadalësojnë

Temat e gatshme duken njësoj, hapen ngadalë në celular dhe ju detyrojnë të punoni ashtu si punon shablloni, jo ashtu si punon biznesi juaj.

Pyetjet që na bëhen

Para se të vendosni.

Sa kushton një dyqan online?

Projektet fillojnë nga 2,000 EUR dhe çmimi varet nga numri i produkteve, pagesat dhe integrimet që ju duhen. Pas bisedës së parë merrni ofertë me çmim dhe afat të saktë, pa befasi.

Sa zgjat ndërtimi?

Një dyqan tipik del online për një deri në dy muaj. Projektet me integrime më të thella, si lidhja me një sistem shitjeje ekzistues, mund të zgjasin më shumë dhe këtë e dini që në ofertë.

A lidhet me POS-in ose sistemin që përdor tani?

Po, ky është specialiteti ynë. Katallogu ynë lexon produkte, çmime dhe stok direkt nga sistemi financiar ProData, dhe JuniorKiddy shet me stok të gjallë nga Katallogu. Nëse sistemi juaj ka një API, ne e lidhim.

Kush e mirëmban dyqanin pas lansimit?

Ne. Hostimi, siguria, përditësimet dhe mirëmbajtja janë të përfshira vitin e parë, dhe pastaj vazhdojnë me një marrëveshje mujore. Ju merreni me shitjet, jo me serverët.

A mund t'i shtoj produktet vetë?

Po. Çdo dyqan vjen me panel administrimi ku shtoni produkte, ndryshoni çmime dhe ndiqni porositë pa ndihmën tonë. Nëse dyqani është i lidhur me sistemin tuaj të shitjes, produktet vijnë vetë.

Ndërtuar me të

Tashmë në punë.

Shërbime të tjera

Hyrja 07 — e juaja

Gati kur të jeni ju.

Na tregoni si duket dita juaj dhe ne ju tregojmë sistemin që ia heq pjesën më të keqe.

Kërko demo