Faqja hapet ngadalë në celular
Shumica e vizitorëve tuaj vijnë nga celulari, shpesh me rrjet të dobët. Çdo sekondë pritjeje është një vizitor që largohet.
[ WEB ] — shërbim
Uebfaqja juaj është përshtypja e parë. Ne dizajnojmë dhe ndërtojmë faqe që ngarkohen menjëherë, duken shkëlqyeshëm në çdo pajisje dhe e çojnë vizitorin drejt kontaktit ose blerjes, pa zhurmë të panevojshme.
Çfarë merrni
Pse na thërrasin bizneset
Shumica e vizitorëve tuaj vijnë nga celulari, shpesh me rrjet të dobët. Çdo sekondë pritjeje është një vizitor që largohet.
Një faqe pa struktrurë të saktë, pa shpejtësi dhe pa përmbajtje të synuar nuk renditet, sado bukur të duket.
Shabllonet e gatshme i ngjajnë njëri-tjetrit. Kur faqja juaj duket si e të gjithëve, edhe oferta juaj duket e tillë.
Pyetjet që na bëhen
Projektet fillojnë nga 2,000 EUR me hostim, domen dhe mirëmbajtje të përfshira vitin e parë. Faqet me veçori të personalizuara, si kalkulatorë apo katalogë, çmohen sipas punës dhe e dini çmimin para se të fillojmë.
Një faqe prezantuese tipike zgjat nga tre deri në gjashtë javë, varësisht nga përmbajtja dhe veçoritë. Gjatë gjithë kohës shihni versione prove në pajisjen tuaj.
Celulari është vendi ku fillojmë, jo ku përshtatemi në fund. Çdo faqe testohet në ekrane të vogla gjatë gjithë ndërtimit.
Po. Shkruajmë dhe strukturojmë përmbajtjen bashkë me ju, në shqip dhe anglisht, që faqja të flasë qartë dhe të renditet për fjalët që kërkojnë klientët tuaj.
Varet si ndërtohet. Pjesët që ndryshojnë shpesh, si produktet apo projektet, i bëjmë të menaxhueshme nga ju. Për pjesën tjetër kujdesemi ne gjatë mirëmbajtjes, pa kosto shtesë vitin e parë.
Ndërtuar me të
Shërbime të tjera
Hyrja 07 — e juaja
Na tregoni si duket dita juaj dhe ne ju tregojmë sistemin që ia heq pjesën më të keqe.
Kërko demo