Të gjitha shërbimet

[ SOFTWARE ] — shërbim

Softuer i personalizuar

Kur veglat e gatshme nuk mjaftojnë, ne ndërtojmë sistemin nga zero: katalogë digjitalë, menaxhim stoku e porosish, panele administrimi dhe integrime me sistemet që tashmë i përdorni. Softuer që e mbajmë ne, që të mos keni kurrë merak për serverë, siguri apo përditësime.

Çfarë merrni

E dorëzuar, jo e premtuar.

  • Analizë e proceseve dhe specifikim funksional
  • Aplikacion web i shpejtë me panel administrimi
  • Integrime me ERP, pagesa dhe sisteme ekzistuese
  • Hostim, mirëmbajtje dhe mbështetje e vazhdueshme

Pse na thërrasin bizneset

Problemet që ky shërbim i heq.

Procesi jeton në letër dhe Excel

Porositë shkruhen me dorë, listat mbahen në Excel dhe informacioni humbet mes telefonatave. Çdo hap manual është një gabim që pret të ndodhë.

Sistemet nuk flasin me njëri-tjetrin

POS-i di stokun, por agjentët jo. Financat dinë çmimet, por dyqani online jo. Dikush i barazon me dorë çdo javë.

Rritja kërkon gjithnjë më shumë staf

Kur çdo porosi kërkon konfirmime, telefonata dhe letra, e vetmja mënyrë për t'u rritur është të punësoni më shumë njerëz për të njëjtën punë.

Pyetjet që na bëhen

Para se të vendosni.

Sa kushton një softuer i personalizuar?

Varet nga procesi që duhet mbuluar. Projektet fillojnë nga 2,000 EUR, ndërsa sistemet e plota me integrime dhe shumë role kushtojnë më shumë. Pas analizës merrni ofertë të saktë me faza dhe afate.

Si fillon bashkëpunimi?

Me një bisedë falas ku na tregoni si punoni sot dhe ku ju dhemb më shumë. Pastaj hyjmë në procesin tuaj real, e analizojmë hap pas hapi dhe kthehemi me një ofertë konkrete.

A integrohet me sistemin që përdorim tani?

Nëse sistemi juaj ofron një API, po. Katallogu ynë punon çdo ditë i lidhur me sistemin financiar ProData: produkte, çmime dhe stok në kohë reale. Kjo është pika jonë më e fortë.

Kush e mban sistemin gjallë?

Ne e hostojmë, e monitorojmë dhe e përmirësojmë vazhdimisht. Nëse diçka ndalon, përgjigjemi brenda një dite pune, zakonisht shumë më shpejt. Ju nuk ju duhet ekip IT.

Sa shpejt shohim diçka të përdorshme?

Punojmë me versione prove që i shihni në pajisjen tuaj gjatë gjithë rrugës, jo vetëm në fund. Verioni i parë i përdorshëm zakonisht vjen brenda disa javësh nga fillimi i ndërtimit.

Ndërtuar me të

Tashmë në punë.

Shërbime të tjera

Hyrja 07 — e juaja

Gati kur të jeni ju.

Na tregoni si duket dita juaj dhe ne ju tregojmë sistemin që ia heq pjesën më të keqe.

Kërko demo